Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASh), Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të shkollave në Kamenicë.
Temë e takimit ishte diskutimi për reformat në arsim të vendosura nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati e për cka disa herë prindërit dhe banorët e fshatrave të kësaj komune protestuan disa herë.
Pas takimit me ministren Nagavci kryetari i Këshillit të Prindërve të shkollave në Kamenicë, Bashkimi Latifi ka thënë se nuk është e nevojshme që fëmijët të dërgohen në shkolla të tjera kur kanë të nëjjtin mësimdhënës.
Ai ka kërkuar që nxënësit të kthehen në shkollat e tyre.
“Arsyeja e këtij takimi është gjetja e një zgjidhje më të mirë të mundshme për kthimin e nxënësve në shkollat e Kamenicës për shkak të reformës së kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati me të cilën reformë nuk po pajtohen prindërit dhe kanë një arsyeje të fortë, sepse nuk ofron zgjidhje të reformës por vetëm transport te fëmijëve shumë thjesht shprehen prindërit se ne nuk kemi nevojë të dërgojmë fëmijët çdo ditë ne ekskursion, për në shkollë, do të thotë se fëmijët zhvendosën prej një fshati në fshatin tjetër e të kalojnë rreth shkollës, me te njëjtin personel, me të njëjtin mësimdhënës, me të njëjtin staf d.m.th. me shku me një shkollë tjetër veç për me viztu kjo nuk është zgjidhje”, tha ai
Ky takim ishte vetëm takim informues dhe se përgjigjen për këtë çështje prindërit dhe banorët e atyre fshatrave do ta kenë të hënën kur ministrja Nagavci do të shkojë në vizitë në Komunën e Kamenicës e ku do të diskutojnë me kryetarin dhe përfaqësuesit e prindërve.
“Biseduam me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, përgjigjen do ta kemi të hënën, ku do të bisedohet përsëri, ajo do të vijë në Komunën e Kamenicës për të bisedu edhe me neve edhe me kryetarin për ta gjetur një zgjidhje të përbashkët të mundshme me të mirë. Me u kthy nxënësit aty ku ka qenë, shkollat janë të hapura sepse nuk ekziston asnjë dokument valid e i nënshkruar nga kryetari se ato shkolla janë mbyllë”, tha ai
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame