Skena e sotme politike e Kosovës është një kombinim i emrave, interesave, emocioneve të para luftës me ato të luftës. Në skenë është edhe faktori i tretë, i ndërkombëtarë ( i njohur si miqtë ndërkombëtarë) i cili me këtë material që e gjeti këtu gatoi për dy decenie kulaçin qeveritar.
Në skenë ishin edhe qytetarët. Por, miqve iqve u mjaftonte të pajtoheshin liderët. Si formë e pakënaqësisë ndaj këtyre përllogaritjeve elitare, të brendshme dhe të jashtme, u formësua një lëvizje rezistence e cila përmbante idenë se qytetarët e Kosovës janë pjekur për të qenë të lirë dhe për të marrë vendime. Por, për të vendosur duhej hequr nga skena këto parti që po flisnin në emër të tyre në bazë të skemave të moçme.
Krejt kjo, 20 vjet pas lufte, u formësua si lëvizje për ndryshime. Kështu, nga zgjedhjet e fundit u pa se partitë e vjetra, retorika e të cilave nuk po (mirë)kuptohet më nga gjeneratat të lindura apo rritura pas lufte, ose do të reformohen ose të shuhen.
Deri tash kemi pasur një përpjekje për ndryshime në LDK, që rezultoi me ndërrimin e kryesie dhe kryetarit. Një alarm të tillë, në formën e kërkesës për ndërrimin e kryesisë e kemi edhe në PDK, ndërkohë që partia e tretë, AAK, nuk ka turbulenca të brendshme por rënie drastike të fuqisë dhe interesimit qytetar për të. NISMA mbeti jashtë.
A po e humbin partitë historike arsyen e ekzistimit të tyre në skemën e re? Pra, e kuptuat se do të flasim për liderët, kryetarët. Ndër ne kryetari është partia. Kryetari ishte edhe shteti.
Por, të vish në krye të secilës nga këto parti, ka edhe kushte historike. Për të udhëhequr, për shembull me LDK-në, nuk ka rëndësi nga cili regjion vjen. Mund të ishe i lindur në Istog, në Llap, apo në Prizren, por duhet të jesh me një kulturë politike të veçantë dhe të jesh një intelektual me orientim të qartë properëndimorë. Gjithsesi, ka një pengesë: “nuk” është nga Drenica!
Për të udhëhequr PDK-në vlejnë të tjera rregulla. Fillimisht duhet kuptuar se udhëheqësi i kësaj partie duhet të jetë nga Drenica, pastaj të tjerat nuk janë të rëndësishme. Ai që gjuan shtagën më larg. Kështu kjo parti mori ngjyrat e luftës edhe pse u fillua si një parti e cila doli nga reformimi i ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, dikur ilegale. Por, kjo lëvizje ilegale asnjëherë nuk e kishte qendrën në Drenicë dhe brenda saj funksionuan fraksionet e ish-lëvizjes dhe grupet rreth komandantëve të zonave. “Identifikimi” i kësaj partie me rezistencën e familjes Jashari e bëri PDK parti të luftës dhe krijoi një urë mes fraksioneve. Mosmarrëveshjet e krerëve të PDK-së me familjen Jashari krijuan turbulenca brenda kësaj partie dhe sollën në pyetje arsyet e ekzistimit të kësaj partie.
Tash, kur po shihen lëvizjet për ndryshime në dy komunat kyçe të PDK-së, në Drenas dhe Skenderaj, e ardhmja e kësaj partie nuk është aspak e sigurte nëse nuk bëhen “reforma”. Por, a mund të jetë kryetari i saj, qoftë edhe i përkohshëm, lidhje mes fraksioneve ?
Ndërkaq, për Aleancën vlejnë rregulla të tjera. Udhëheqësi i kësaj partie ka vetëm një identifikim dhe ky është Zona operative e Dukagjinit dhe komanda e saj, e cila në luftë ishte e drejtuar nga një familje dhe në paqe vazhdon të jetë kështu. Kjo parti është angazhim i drejtpërdrejtë dhe energji e një njeriu të vetëm i cili u bë strumbullar i një organizimi politik që u veçua mbi bazën regjionale pa arritur asnjëherë të fuqizohej në ndonjë regjion tjetër me rëndësi. Pra, të jesh kryetar i AAK duhet të jesh Haradinaj. Pa Ramushin, kjo parti nuk ka arsye të ekzistoj.
Duhet kuptuar, kjo nuk është analizë shkencore. Është politike dhe historike. Dikujt mund t’i duket edhe histerike. Sidoqoftë, vështirë se mund të mohohet se partitë tona kanë zanafillën jo në të tashmen dhe në nevojat e qytetarëve, por në histori. Prandaj, këto zgjedhje e kryen luftën dhe dominimin e ish-luftëtarëve në politikë dhe shënuan kthimin kah qytetari. Kjo luftë po përfundon nga brenda, ndërkohë që për të përfunduar njëherë e përgjithmonë Kosovës i duhet një marrëveshje e qëndrueshme me fqinjët e sidomos me Serbinë dhe përfshirja në BE.
E vetmja parti e cila nuk ka histori lufte është Lëvizja Vetëvendosje. Në fakt, drejtuesit e saj edhe mund të kenë histori (para)lufte, por ajo ka lindur si nevojë e pasluftës, si pozicionim qytetar ndaj UNMIK-ut dhe burokracisë së re. Ka që thonë se për të qenë udhëheqës i “Vetëvendosjes” duhet të plotësosh veç një kusht: të jesh Albin. Aktualisht, kjo lëvizje i ka kryer reformat, duke e përballuar përçarjen e madhe me të cilën u përball para zgjedhjeve të viti 2020 kur u pa se partive më të vjetra u ka kaluar mandati. Por, kjo është një parti dhe lider me pretendime me të reformojë vetë shtetin dhe shoqërinë kosovare.
Ambiciet e Lëvizjes Vetëvendosje janë edhe më të gjera. Aktiviteti i saj do të përkrahet ose jo varësisht përkrahjes nga ana e qytetarëve të Kosovës për angazhime kaq të gjera dhe për ndryshime kaq rrënjësore. Këtu do të formësohet opozita e re. Përballë saj ose do të dalin parti të reformuara me liderë të rinj ose vet qytetaria kosovare do të nxjerr një alternativë të re që do të bëjë opozitën.
A mund të korrigjojë historia të ardhmen? A mundet e ardhmja të korrigjojë historinë? E pse jo?
Këto zgjedhje luftën e dërguan në histori, ndërsa ushtrinë në kazerma. Nxorën nga skena ish-komandantët me masën e veteranëve dhe sollën në skenë qytetarin me nevojat e tij. Një opozitë e (re)formuar, mbi bazën e interesave të qytetarëve, do të forconte shpresën se politika jonë nuk është vetëm “vazhdim i luftës me mjete tjera”!
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë

U konfirmuan paralajmërimet e AKI-së për trajnimin e serbëve në Rashkë

Osmani: Me SHBA-në të përgatisim draftin e Statutit për Asociacionin

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës