Reforma në fiskalizim e propozuar nga Ministria e Financave mund ta kthejë gjithë procesin në pikën zero

Procesi i fiskalizimit i nisur një dekadë më parë, jo rrallë herë është përballur edhe me sfidat e saja. Vënia në kontroll fiskale e bizneseve në vend, ka sjellë një qëndrueshmëri financiare për Kosovën, falë edhe përkushtimit dhe qëndrueshmërisë së operimit të të gjitha palëve të përfshira. Megjithëkëtë, shumë herë bizneset kanë arritur që të evitojnë fiskalizimin, kjo falë edhe hapësirave ligjore dhe mungesës së kontrollës në terren.
Disa nga sfidat e vazhdueshme që ky proces të përmbyllet suksesshëm kanë qenë edhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin në fuqi dhe në normat e vendosura nga institucionet e vendit përkitazi me fiskalizimin.
Në shumë tryeza, me akterë të ekonomisë është thënë se shpesh herë reformat fiskale që janë vendosur nga institucionet përkatëse, nuk kanë qenë të mirë menduara dhe për më tepër e kanë kthyer nga e para gjithë këtë proces.
Për Odat Ekonomike, ndryshimet e shpeshta në legjislacioni fiskal në fakt në disa raste edhe e kanë penguar zhvillimin e këtyre bizneseve, për faktin se atyre u është dashur që në vazhdimësi të adoptojnë rregulla dhe kosto të reja.
Edhe për operatorët ekzistues në shitjen dhe mirëmbajtjen e arkave fiskale, reformat fiskale kanë sjellë pengesa, të cilat domosdo janë transmetuar edhe te bizneset.
Për Edip Gashin nga kompania “Enternet’ një nga 5 operatorët e licencuar për shitjen e arkave fiskale, ndryshimet e shpeshta në ligjet dhe rregulloret e punës sa i përket fiskalizimit, më së shumti kanë ndikuar për të keq te vet bizneset.
“Nëse një biznes deri tani ka punuar me një pajisje, një tarifë apo një rregull ligjore, ai është mësuar me të dhe kësisoj e aplikon suksesshëm në punën ditore. Çdo ndryshim atyre u shkakton humbje kohe dhe humbje monetare e shpesh herë i detyron që të punojnë “në të zezën”, ka shtuar Gashi.
Sipas Gashit, udhëzimi i ri administrativ i iniciuar nga Ministria e Financave mund të sjellë përmbysje të sistemit të tanishëm, jo vetëm për operatorët, por edhe për bizneset e mbi të gjitha për Administratën Tatimore, të cilës i ngarkohet një tjetër detyrë, ajo e kontrollit teknik dhe monitorimit, për të cilin obligim, ky institucion nuk ka kapacitete njerëzore.
“Ne si kompani i kemi përcjellë këto komente te Ministria e Financave dhe komision përkatës. Përveç mundësisë që procesi të mos mund të kontrollohet nga vet ATK, është edhe një tjetër sfidë, ajo se sa mund të funksionojnë operatorët me këto rregulla. Nëse këta të fundit nuk arrijnë të përshtaten, procesi i fiskalizimit do të mund të bie në pikën zero, e kjo më së shumti mund të ndikojë te bizneset por edhe në buxhetin e shtetit”, ka shtuar Edip Gashi.
Gashi ka sqaruar se tani më lirë së kur kompania Enternet ka ofruar çmimet më të lira në treg për Arkë Fiskale me të gjitha shërbimet përcjellëse, duke nisur nga 9.99 euro në muaj dhe gjithashtu për klientët e kahershëm ka zbritur çmimin në vetëm 50 euro(+Tvsh) për shërbimin e kontrollit të rregullt teknik dhe abonimit vjetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës