Aktorja Reese Witherspoon ka folur hapur për përvojat e vështira të rinisë së saj, përfshirë abuzimin në një nga lidhjet e saj të mëparshme.

Në fakt, në podcast-in “The Interview” të organizuar nga The New York Times, ajo foli hapur rreth asaj se si përvoja e ndikoi emocionalisht dhe si kaloi nëpër një proces rikuperimi për të rindërtuar vetëbesimin e saj.


Siç deklaroi, nuk ishte vetëm një zhgënjim emocional, por një dëm afatgjatë për imazhin e saj.

Foto: EPA-EFE

"Më është dashur ta ripërpunoj trurin tim", tha Witherspoon, duke shtuar se iu deshën vite për të rifituar besimin në vetvete.

Ajo e përshkroi përvojën si një pikë kthese që e formoi atë në personin që është sot.

Theksoi gjithashtu se sa e vështirë është të jetosh nën presion të vazhdueshëm publik.

Duke vazhduar bisedën, Witherspoon foli edhe për sfidat e balancimit të karrierës dhe amësisë.

- YouTube www.youtube.com

Si nënë e tre fëmijëve, i përshkroi vitet që kaloi në shesh xhirimi, duke punuar deri në 17 orë në ditë, dhe më pas duke u kthyer në shtëpi për të kaluar kohë me fëmijët e saj.

"Isha e rraskapitur, por u përpoqa t'u tregoja fëmijëve të mi se puna ime kishte kuptim dhe mund të ishte krijuese dhe përmbushëse", tha tutje.

Mes tjerash tha se ishin fëmijët e saj ata që e ndihmuan të ruante ndjenjën e asaj që ishte vërtet e rëndësishme në jetë. /Telegrafi/