LAJMI I FUNDIT:

​Reçica me njoftim të rëndësishëm për personat që nuk kanë marrë 130 euro

​Reçica me njoftim të rëndësishëm për personat që nuk kanë marrë 130 euro

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka bërë të ditur se të gjitha familjet që kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë 130 euro dhe ende nuk i kanë marrë ato, mund të ankohen në të gjitha Qendrat për Punë Sociale pranë Komunave të Kosovës.

Njoftimi i plotë:


NJOFTIM nga MPMS për Masën Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale

Të nderuar/a,

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS) njofton të gjithë familjet dhe qytetarët, se nga sot me datë 17 gusht 2020, në të gjitha Qendrat për Punë Sociale pranë Komunave të Republikës së Kosovës, ka filluar procesi njoftues dhe ankimor lidhur me vendimin për asistencën mujore, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale.

Të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130.00 euro, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, të Komunës përkatëse, deri me 31 gusht 2020, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi.

Çdo familje, që ka aplikuar për këtë masë do të marr vendimin së bashku me raportin e krahasimit të të gjeturave me sistemet elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe krahasimin me Skemat Pensionale dhe Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ju njoftojmë, se çdo deklarim jo i saktë dhe dështim i prezantimit të dokumenteve apo fakteve reale gjatë procesit të parashtrimit të ankesave në Qendrat për Punë Sociale, do të pamundësojë procedimin e ankesës më tej në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Masën Nr.15, në kuadër të MPMS-së.

Për informacione apo sqarime shtesë lidhur me procesin ankimor mund të kontaktoni gjithashtu në këta numra të telefonit; 038-212 311 dhe 038-212 504.

Me respekt!

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori