LAJMI I FUNDIT:

Reçica dhe Ambasadori Kosnett flasin për gjendjen e COVID-19 në Kosovë

Reçica dhe Ambasadori Kosnett flasin për gjendjen e COVID-19 në Kosovë

Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka realizuar një takim online me Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e COVID-19 në Kosovë dhe implementimin e masave fiskale në ndihmë të qytetarëve të Kosovës.

Reçica dhe Ambasadorin Kosnett janë pajtuar që situata me COVID-19 është vështirësuar në muajin e fundit dhe konsideruan se qytetarët duhet të respektojnë masat e marra nga Qeveria, si dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse, me qëllim që të mbrojnë njëri-tjetrin.

Gjithashtu, ministri Reçica e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe për Reformat të cilat do të vijojnë t’i realizojnë në këtë mandat.


Ndërkohë, Ambasadori Kosnett shprehu synimin e qeverisë amerikane që të vazhdohet mbështetja e institucioneve të Kosovës në luftën kundër pandemisë, duke vënë theks për llogaridhënie nga institucionet qeveritare, partitë politike dhe qytetarët e rëndomë që të bëjnë pjesën e tyre.

Në fund, ministri Reçica e ka falënderuar Ambasadorin Kosnett për gjithçka që SHBA-të kanë bërë dhe janë duke bërë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori