Reçel nga dredhëzat pa sheqer dhe pa i zier: Shumë i ëmbël, i freskët dhe i shëndetshëm! (RECETA)
Sezoni i dredhëzave tashmë është në kulmin e vet, edhe të rinjtë edhe të moshuarit ëmbëlsohen me frutën e preferuar, ndërkaq ne ju zbulojmë edhe një mënyrë që të kënaqeni me këtë pemë – reçel shtëpie nga dredhëzat!
Nuk zihet, prandaj preferohet për shkak të përgatitjes së shpejtë, por meqenëse nuk përmban sheqer, konservanse dhe aditivë, është ideale edhe për fëmijë! – transmeton Telegrafi.
Sasinë e dëshiruar të dredhëzave lajeni, pastaj hiqjani bishtat. Bluani në blender dhe matni sa pure keni përftuar.
Në secilin filxhan pureje nga dredhëzat shtoni nga gjysmë filxhani ujë, 2 lugë lëng të shtrydhur nga limoni i freskët, gjysmë deri në një lugë të vogël ekstraktstevia(Steviarebaudiana), pastaj gjysmë deri në 1 lugë të vogël pluhur psilium (psyllium) (përbërësit e sipërpërmendur mund t’i gjeni në dyqane të ushqimit të shëndetshëm).
Pluhurin e psiliumit shtojeni të fundit, përzieni mirë dhe përbërjen qiteni shpejt në kavanoz të vogël steril. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni tërë natën në frigorifer para se ta konsumoni.
Duke pasur parasysh që ky reçel nuk zihet, duhet ta ruani në frigorifer. Gjithashtu, rekomandohet që të përgatitni sasi më të vogël reçeli. Nëse dëshironi që ta ruani më gjatë, qiteni në enë të vogla plastike dhe lëreni në frigorifer me ngrirje të thellë dhe shkrijeni pjesë-pjesë, tamama sa ju nevojitet në momentin e duhur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre