Rebel Wilson pretendon se ajo ndihej sikur Sacha Baron Cohen e "ngacmonte seksualisht" atë në xhirimet e filmit "Grimsby" dhe beson se ai "i bën njerëzit të ndihen jo rehat".

Aktorja australiane i bëri akuzat për yllin e komedisë britanike në librin e saj, "Rebel Rising", i cili u publikua dje në ShBA.


Një përfaqësues i Baron Cohen i përshkruan pretendimet e saj si "të rreme", në një deklaratë dhënë agjencisë së lajmeve PA.

Screenshot 32 1 Pjesë nga filmi "Grimsby"

Wilson, 44 vjeçe, luajti së bashku me Baron Cohen, 52 vjeç, në komedinë "Grimsby" të vitit 2016, i njohur si "The Brothers Grimsby" në ShBA.

E njohur më së shumti për filmat duke përfshirë "Bridesmaids", "Jojo Rabbit" dhe serialin "Pitch Perfect', Wilson thotë se nuk ka qëllim ta lëndojë yllin e "Borat", por dëshiron të ndajë përvojat e saj të supozuara pasi "sa më shumë femra të flasin për gjëra të tilla, shpresojmë se më pak ndodh”.

Screenshot 33 1 Pjesë nga filmi "Grimsby"

Biondja pretendon se ajo ndjeu se sa herë që fliste me Baron Cohen gjatë xhirimeve në Afrikën e Jugut, "ai do të përmendte se donte që unë të dilja lakuriq në një skenë të ardhshme", gjë që ajo thotë se nuk ishte aspak thelbësore për projektin.

Ajo e akuzon atë se i ka dhënë "udhëzime të rënda" dhe thotë se dukej sikur "donte që unë të dukesha dhe të ndihesha e tmerrshme", gjoja duke e bërë atë të ndryshojë me rroba më të vogla "ku mund të shihje sa më shumë celulit".

Screenshot 34 1 Rebel Wilson

Wilson, e cila thotë se ishte "e frikësuar", pretendon se nuk kishte regjisor apo ekip xhirues përreth dhe shton: "Mendimi im është që Sacha Baron Cohen nuk i bën njerëzit të ndihen rehat". /Telegrafi/