LAJMI I FUNDIT:

Realizohet fluturimi i parë Varshavë-Shkup

Realizohet fluturimi i parë Varshavë-Shkup

Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup sot në mesditë do të bëhet fluturimi i parë i drejtpërdrejtë nga Varshava në Shkup, i aerokompanisë polake LOT Polish Airlines.

Sipas organizuesit TAV Maqedoni në pritjen e aeroplanit të LOT është paraparë prania dhe fjalimi i minsitrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drektorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni Alper Ersoj dhe drejtorit komercial të LOT, Mihal Fijol.


Fluturimet e kësaj linje do të realizohen gjashtë herë në javë, përveç të dielën. Çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte janë paraparë fluturime nga aeroporti “Shopen” në Varshavë në orën 10:35, ndërsa arritja në Maqedoni në orën 12:20. Çdo të marte, të enjte dhe të shtunë fluturimi nga Varshava është caktuar për në orën 14:25, ndërsa ateron në Shkup në orën 16:30. Fluturimi nga Shkupi është planifikuar të jetë në orën 17:10, përderisa arritja në Varshavë është në orën 19:15./AIM/