LAJMI I FUNDIT:

Realizimi i Edmond Budinës, në festival filmi në Itali

Realizimi i Edmond Budinës, në festival filmi në Itali

Me skenar dhe me regji nga Edmond Budina, filmi artistik me metrazh të gjatë, ”Të Thyerit”, do të ketë premierën italiane në Film Festival Europeo di Lecce, më 11 prill 2018.

Rolet në film regjisori Budina ia ka besuar aktorëve si Laert Vasili, Nikolla Llambro, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Zamira Kita etj. Filmi vjen si një bashkëprodhim shqiptaro-italian-bullgaro-maqedonas dhe është xhiruar në Shqipëri, Itali dhe Maqedoni.


Filmi u xhirua në 2015 dhe siç ka pohuar dhe më herët regjisori ka punuar disa vite për këtë projekt filmi.

“Kisha shpresë për këtë projekt, sepse isha i bindur në atë që kam shkruar dhe kisha dhe mbështetjen e producentëve të huaj”, tha regjisori.

Filmi pati premierën e tij në kinematë shqiptare në fillim të 2017-ës. Projekti ka në vëmendje realitetin shqiptar dhe problemet e tij.

“Ky projekt mbi filmin e merr spunton nga realiteti i sotëm shqiptar. Unë ngre probleme që shqetësojnë njerëzit. Ndotja e ambientit, raporti prind-fëmijë është një tjetër problem, korrupsioni, braktisja e fshatit, mbyllja e prindërve nëpër azile, të gjitha këto janë në film në copëza të vogla dhe kështu që secili mund ta gjejë veten në këtë”, thotë Budina. /ATSH/