Porsche është në mesin e prodhuesve të fundit, që ka vendosur të përdorë realietin virtual, për të shitur vetura dhe suksesi që po arrin është shumë i lartë

Me mundësinë që të mbushet në tërësi me rrymë dhe kabinën me teknologji të lartë, Taycan është një prej makinave më të mira që Porsche i ka prodhuar deri më tani për treg të gjerë, transmeton Telegrafi.


Si një veturë, që i ka të gjitha përfundimet e realizuara me kujdes, kërkon edhe një hapësirë të mirë për ekspozim, por prodhuesi gjerman ka gjetur një formë tjetër të prezantimit.

Realiteti foto 2

Nëpërmjet realitetit virtual, të gjitha të interesuarit mund ta shohin në detaje këtë makinë, madje edhe ta dëgjojnë se si tingëllon në lëvizje.

Realiteti foto 3

Të interesuarit, mund të shkojnë në qendrën me të afërt të Porsche dhe të shohin nga afër edhe motorin e makinës, si dhe sistemin e funksionimit.

Realiteti foto 4

Inxhinierët e Porsche kanë bërë edhe simulime të ndryshme, që tregojnë edhe për aerodinamikën e Taycan, si dhe mënyrën se kjo e rritë shpejtësinë dhe ia bën përformancën edhe më të mirë. /Telegrafi/