Një agjent ka pohuar se Real Madridi ka bërë oferta për mesfushorët franceze, Dmitri Payet dhe N’Golo Kante.

Fichajes.net raporton se Francois Gallardo u ka thënë se Los Blancos kanë bërë ofertë prej 50 milionë euro te West Hami për Payetin, teksa 30 milionë te Leicesteri për Kanten.


Këto transferime janë kërkesë e menjëhershme e Zinedine Zidane.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Nëse Payet sillet në Bernabeu, atëherë James Rodriguez do të shitet dhe nëse dështon tratativa e Payet, atëherë James do të ketë një tjetër rast, shkruan Telegrafi.

Kante është kërkesë speciale e Zidanes, sepse ai dëshiron dy mesfushorë që dinë të vjedhin topa, teksa deri tash ai e ka vetëm Casemiron që shkatërron aksione.

Reali dëshiron që së paku të kompletojë njërin nga transferet e francezëve, ndonëse Zidane po insiston që të dy të transferohen sa më shpejt. /Telegrafi/

telegrafi sport app