LAJMI I FUNDIT:

Real-politika në Maqedoni!

Ka kohë që nuk mundem ti bie në fije politikës në Republikën e Maqedonisë. Zaten asnjëherë nuk i kam ra në fije dhe për sot e pesëqind vjet nuk do mundem me i ra në fije. Ndoshta jam ndrydhur nga mendimet e vjetruara mistike që kërkojnë kthim në oazën e pafundme të dashurisë. Apo, ndoshta edhe jam bërë pjesë e garniturës pozicionuese e cila aprovon gjithçka që ndodh në këtë shtet. Dikush ndoshta edhe nuk do ta quante shtet!

Një vend me vetëm dy milionë banorë me një udhëheqësi despotike dhe me tipare ideologjike-majtiste të reformuara, do të ishte e vështirë të definohej si shtet. Ndoshta edhe kanë të drejtë faktike grekët që po na “hedhin gishtin prej mbrapa” qe 18 vite rresht.


Nga kampanja zgjedhore e Kara(m)anlisit na kujtohen vitet e errëta të real-politikës së Jugosllavisë, kur famëkeqi Millosheviq u ngrit në pozitën e faraonëve përmes gjuhës së diplomatëve dhe spastrimit etnik. Në atë kohë i gjithë diskursi politik i Kosovës ishte orientuar drejtë ruajtjes së Jugosllavisë së Tito-s e jo kërkim për ndarje nga Jugosllavia e imagjinuar e famëkeqit Millosheviq.

Nuk duhet shumë të kthehemi në histori për të përkujtuar ngjarje të tmerrshme. Zaten ne po vazhdojmë rrugën e ngjarjeve të tmerrshme dhe gabimeve fatale politike të cilat historikisht kanë qenë prezent edhe në vendin tonë.

U pavarësuam prej Jugosllavisë edhe pse Kiro Glirogovi ishte kundër ndarjes së Jugosllavisë. Pa asnjë pikë gjaku të derdhur ne fituam një “pallo shtet” që sot po mundohet ti matë forcat me një Greqi anëtare e NATO-s dhe Unionit Evropian.

Kjo copë toke e fituar pa gjak është meritë e pozicionimit tonë në krahun ideologjik të njëjtë me “ARUSHËN”. Ky është edhe një argument plus kundër disa pseudo-nacionalistëve shqiptar të cilët ideologjinë mundohen ta minimizojnë në fantazinë e tyre, e në mënyrë pompoze duke fryrë dhe ngritur rolin e kombeve dhe nacionalitete, ndërsa në fakt pozicionimet e shteteve të ndryshme në rruzullin tokësor nuk bëhen mbi baza të kombeve, por të ideologjive.

I gjithë ky lëmsh që u rrotullua gjatë këtyre dekadave në këtë vend u kthye përsëri në pikën e saj fillestare “kaosin”. Por, tash kaosi di të mbulohet me kozmetik mjaft të rafinuar politike. Të gjitha tiparet e të gjitha periudhave historike të politikës së këtij vendi mund ti gjejmë në qeverisjen e “monarkut” Nikolla Gruevski.

Në saje te reklamimit kjo garniturë qeverisëse mund të qëndroj ndoshta edhe dy mandate në fron. Edhe pse shpresojmë që më shpejt ti këputen këmbët! Real politika në këtë vend është mjaft e lezetshme dhe qesharake. Nëse kërkoni diku diçka që bjer në kundërshtim në secilin hap, këtë padyshim mund ta gjeni në politikën ditore të Republikës së Maqedonisë.

Qeveria e këtij vendi miratoi një buxhet për ndërtimin e një Kishe gjigante në qendër të Shkupit. Ndërsa për të shtuar rejtingun e saj dhe për të bërë zhurmë ky veprim i kësaj qeverie, kjo Kishë do të ndërtohet në shtëpinë e nobelistes Gonxhe Bojaxhiu!

Gruevski ka matur mirë pulsin e shqiptarëve të këtij vendi, prandaj edhe vepron në këtë formë. Ai krijon turbullirë dhe huti në mesin e njerëzve duke i provokuar, ndërsa në anën tjetër votuesit e vet i ushqen me një krenari të superioritetit në këtë vend dhe me ngritje të çmimit të rrymës elektrike e të gjitha gjërave të nevojshme për jetesë.

Veprimi patologjik i këtij kryeministri është shumë jo real! Ai miraton buxhet për Kishën, ndërsa rindërtimin e Burmali Xhamisë e le në duar të Komunës në segmentin e dhënies leje për rindërtim. Si rezultat i kësaj marrin forcë organizata joqeveritare me financime të fshehta qeveritare ( ky është supozim) për të thirrur në referendum. Ndërsa forca e organizatave joqeveritare që qëndrojnë pas rindërtimit të Burmali Xhamisë dhanë një përgjigje logjike ndaj kërkesave të këtilla banale:”ËSHTË VONË PËR REFERENDUM.”

Praktika që nisi një parti shqiptare para kësaj në pushtet rreth përzierjes së saj në autonominë e universitetit të vetëm shqiptar si duket është bërë traditë. Edhe pse garnitura e re e Universitetit Shtetëror të Tetovës bëri veprimin më të logjikshëm në këto kohë të palogjikshme, uli çmimet për 67 %.

Jeta kulturore dhe argëtuese e qytetarëve të këtij vendi më në fund fitoi në peshë. Gjatë kësaj vere shkupjanet dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë kishin nderin të dëgjojnë yjet e muzikës rok në nivel botëror. Ndërsa kombëtarja e Maqedonisë realizoi një ndeshje futbollistike me kombëtaren e Spanjës kampionit aktual evropian. Tetovën e vizitoi një autoritet i lartë dijetarëve të ekonomisë islame, dijetari nga Siria Muhamed Tevfik Ramadan el Buti, ndërsa aktualisht po zhvillohen mbrëmjet e katërdhjetë e teta poetike ndërkombëtare në Strugë.

Zaten edhe sikur të mos kishim një jetë kulturore pak më të bujshme, ne do të detyroheshim të mbipopullojmë vendet e Perëndimit duke marrë valixhet dhe duke shndërruar këtë vend në një shkretëtirë pa vlerë.

Qeveria e këtij vendi aspak nuk ndryshoi politikat e saj qysh prej vendosjes së saj në fron. Ka shtuar kampanjat për tolerancë ndëretnike, ndërsa në fakt shqiptarët po përballen me nacionalizmin maqedonas ( Komitët me qytetarët e pafajshëm të Nerezit).

Të vërtetën e tha Mevlana Xhelaludin Rumi :” Duke ikur me kohën e turbullt dhe të kufizuar,/mbi tokë, ajër dhe oqeane,/Në lindje të re,/Jam zhytur dhe fluturova,/Ngjitesha dhe vrapoja,/”. Ndoshta në epitafin e vdekjes para se të niseshim për në botën tjetër, kur do të shpreheshim për jetesën tonë në këtë vend, do të huazonim m`u këto vargje të këtij eliksiri botëror.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori