LAJMI I FUNDIT:

Real News: “Maqedonia e Vardarit” është emri që do ta propozojë Greqia

Real News: “Maqedonia e Vardarit” është emri që do ta propozojë Greqia

“Maqedonia e Vardarit” do të jetë propozimi grek për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë, shkruan gazeta javore “Real News”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, qeveria grege konsideron se shtrirja gjeografike në Vardar, do të përjashtojë ndonjë pretendim irredentis nga ana e Maqedonisë.


Gazeta javore “Real News” shton se propozimi alternativ nga ana greke mund të jetë edhe “Republika e Shkupit”, propozim të cilin Maqedonia e refuzoi gjatë bisedimeve të mëparshme.

Sipas “Real News” me këto propozime është njoftuar edhe Qeveria e Maqedonisë dhe ndërmjetësuesi Methew Nimetz./Telegrafi/