Real Madridi votohet si klubi më i madh i futbollit në botë, lë shumë pas vendet pas tij

Gjigantët e La Ligës, Real Madridi janë votuar si klubi më i madh i futbollit në botë në një sondazh të ri me mbi 34,000 vota.
Skuadra spanjolle ka fituar 34 tituj të La Ligës dhe 13 Liga të Kampionëve në historinë e tyre, më së shumti për secilën garë.
Rivaliteti i Los Blancos me Barcelonën, me të dyja ekipet që luajnë El Clasico shumë herë në sezon, është një nga rivalitetet më të mëdha të sportit.
43 për qind e audiencës së faqes SPORTbible votuan Realin si më të madhin, me një diferencë masive prej 10 për qind ndaj Manchester Unitedit të vendit të dytë.
Pavarësisht se kanë kaluar në kohë të vështira vitet e fundit, nuk mund të mohohet se Djajtë e Kuq janë një forcë globale dhe ekipi shumë i dashur.
26 vitet në krye të Sir Alex Ferguson i shndërruan ata në emrin më të madh të futbollit anglez, pasi skocezi arriti të kapërcejë rekordin e Liverpoolit prej 18 titujsh të ligës dhe ta çojë Unitedin në 20 tituj përpara se të tërhiqej më 2013.
Unitedi nuk e ka fituar titullin që atëherë dhe duket shumë larg të sfiduarit përsëri, por ndikimi i tyre nuk mund të diskutohet.
Në vendin e tretë është Barcelona me 20 për qind të votave që si United, kanë rënë në vitet e fundit.
Ka qenë padyshim një rënie më e turpshme për Blaugranat, me tre eliminime poshtëruese nga Liga e Kampionëve më 2018, 2019 dhe 2020.
I diplomuari në La Masia, Xavi, është në krye të ekipit tani dhe është në një ecuri të mirë, duke shpresuar të sjellë përsëri lavdinë e ish-klubit të tij.
Ata mundën Realin 4-0 para pushimit ndërkombëtar dhe kjo ishte një nga paraqitjet e tyre më të mira në vite.
I fundit me katër për qind të mbetur është Bayern Munich, i cili në thelb drejton futbollin gjerman.
Bayerni është në një seri prej nëntë titujsh radhazi në Bundesliga dhe ka të ngjarë që ata t’i bëjnë 10 radhazi në fund të këtij sezoni.
Së bashku me këtë është një reputacion i të qenit i drejtuar mirë dhe mbresëlënës në garat evropiane, duke fituar gjashtë Liga të Kampionëve.
Ata janë një nga favoritët për trofeun e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni dhe përballen me Villarrealin në çerekfinale muajin e ardhshëm. /Telegrafi/
What’s the biggest football club in the world?
— SPORTbible (@sportbible) March 29, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Maresca i kërkon Chelseat transferimin e lojtarit që kushton 50 milionë euro

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës