LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vendos t’i japë dy yjeve paga të barabarta me Mbappen

Real Madridi vendos t’i japë dy yjeve paga të barabarta me Mbappen

Real Madridi ka shpenzuar paratë me kujdes gjatë viteve të fundit, por ardhja e Kylian Mbappes verën e kaluar e riktheu ndjenjën e ‘Galaktikëve’ në ‘Santiago Bernabeu’ që u mbush i tëri kur ai shkeli për herë të parë në fushë. 

Mbappe pritet të jetë qendra e planeve të klubit madrilen për vitet në vazhdim, por ‘Los Blancos’ kanë plane për t’i bërë fytyra te ekipit edhe dyshen Vinicius Junior dhe Jude Bellingham. 

The Athletic ka raportuar se Florentino Perez po planifikon t’i dhurojë Bellinghamit dhe Vinicius paga të barabarta me Mbappen në kontratat e tyre të ardhshme. 


Momentalisht ata përfitojnë 10 milionë euro për sezon, teksa Mbappe fiton 15 sosh, që në këtë rast do të ishte për ta një rritje page prej 50 për qind. 

Në rastin e Vinicius, ai pritet që të futet në negociata me klubin gjatë verës së ardhshme mes interesimit të fortë që ka për të nga Arabia Saudite. 

Ajo që Bellingham dhe Vinicius nuk do të arrijnë të marrin në krahasim me Mbappen është bonusi i blerjes prej 100 milionë eurosh që Mbappe e mori verën e kaluar, e cila ndryshon totalin e parave që ai do të marrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori