LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi tregon madhështinë e një klubi, nënshkruan zyrtarisht me djalin 11-vjeçar të Jose Antonio Reyes

Real Madridi tregon madhështinë e një klubi, nënshkruan zyrtarisht me djalin 11-vjeçar të Jose Antonio Reyes

Djali 11-vjeçar i futbollistit të vdekur disa javë më parë, Jose Antonio Reyes, ka nënshkruar për Real Madridin pas largimit nga Leganes.

Siç njoftohet nga një postim në Instagram, Jose Antonio Reyes Lopez do të luajë në akademinë e klubit që babai i tij i ndjerë luajti në vitin 2006/07, duke ndihmuar Los Blancos të fitojnë titullin e La Ligës me një gol të rëndësishëm kundër RCD Mallorca në ndeshjen e fundit të sezonit.

Reali tregon madhështinë, transferon djalin e Jose Antonio Reyesit
Lexo po ashtu Reali tregon madhështinë, transferon djalin e Jose Antonio Reyesit

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për të filluar një kapitull të ri në Real Madrid”, ka shkruar fillimisht djaloshi i ri pas nënshkrimit të kontratës.


“Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe më kanë besuar mua, veçanërisht familjen time. Do të vazhdoj të kënaqem, të punoj dhe të mësoj me përulësi”, përfundon djali i Reyesit.

https://www.instagram.com/p/BzA8dkzCuxF/?utm_source=ig_embed

Reyes Jr kaloi kohë në formacionin e të rinjve në Leganes, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë në një turne kombëtar sezonin e kaluar. Transferimi i tij te Reali u pajtua përpara vdekjes tragjike të babait të tij, por pas kësaj, presidenti Florentino Perez premtoi të kujdesej për të riun deri në moshën 18-vjeçare.

Alberto Moreno mes lotësh ia dedikoi trofeun e Ligës së Kampionëve shokut të tij të ndjerë Reyes: Të dua vëlla
Lexo po ashtu Alberto Moreno mes lotësh ia dedikoi trofeun e Ligës së Kampionëve shokut të tij të ndjerë Reyes: Të dua vëlla

Reyes vdiq në një aksident me makinë më 1 qershor, me kushëririn e tij 23-vjeçar Jonathan Reyes dhe një pasagjer të tretë Juan Manuel Calderon që gjithashtu humbi jetën.

35-vjeçari, i cili ishte pjesë e Arsenalit, që fitoi titullin 2003/04 pa humbje në Ligën Premier, ishte duke luajtur me Extremadura në nivelin e dytë të futbollit spanjoll para aksidentit tragjik.

Reyes la pas vetes një karrierë të madhe - 12 trofe, nga to pesë kupa të Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Reyes la pas vetes një karrierë të madhe - 12 trofe, nga to pesë kupa të Ligës së Evropës

Lojtari më i ri që luajti për Sevillën në moshën 16 vjeçare, Reyes vazhdoi të luajë për të dy klubet e Madridit dhe Benfican para se të nënshkruante një kthim të ëndrrave tek ekipi Andaluzian në 2012.

Reyes më vonë fitoi Ligën e Evropës dy herë në Atletico Madridin dhe tri herë radhazi me Sevilla. Ai u paraqit 21 herë për Spanjën, duke shënuar katër herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori