Real Madridi ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke refuzuar propozimin për zhvillimin e ndeshjes së dhjetorit të La Ligës mes Villarrealit dhe Barcelonës në Miami.

Sipas klubit madrilen, plani – i promovuar pa konsultim paraprak me ekipet e përfshira – shkel parimin e reciprocitetit territorial në formatin “shtëpi–jashtë fushe”, prish ekuilibrin konkurrues dhe u jep një avantazh të padrejtë sportiv klubeve kërkuese.


“Çdo ndryshim i kësaj natyre duhet të ketë pëlqimin unanim të të gjitha klubeve pjesëmarrëse dhe të jetë në përputhje të plotë me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare,” thuhet në deklaratë.

"Real Madridi njoftoi se ka ndërmarrë hapa zyrtarë duke paraqitur kërkesa pranë FIFA-s, UEFA-s dhe Këshillit të Lartë të Sportit të Spanjës për të bllokuar këtë vendim, nëse nuk arrihet një marrëveshje e plotë mes të gjitha klubeve të La Ligës".

"Klubi gjithashtu rikujtoi qëndrimin e UEFA-s të vitit 2018 kundër organizimit të ndeshjeve zyrtare vendase jashtë territorit kombëtar, përveç në rrethana të jashtëzakonshme – të cilat, sipas tyre, nuk aplikohen në këtë rast", thuhet më tej në reagim.

Ndeshja Villarreal–Barcelona është parashikuar të zhvillohet në javën e 17-të të La Ligës, në dhjetor. /Telegrafi/

telegrafi sport app