Real Madridi ia ka fituar tri pikë mjaftë të vështira në javën e 16-të në La Liga.

Los Blancos fituan me rezultat 2-0 ndaj Espanyolit, por që vuajtën shumë deri tek ky rezultat.


Në fundin e pjesës së parë, madrilenët kaluan në epërsi me anë të Raphael Varanes që shënoi në minutën e 37-të nga një asistim i Karim Benzemas.

GettyImages 1192469303 Real Madrid vs Espanyol (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

45 minutëshi i parë përfundoi me këtë epërsi minimale të skuadrës së Zinedine Zidanes.

Në të dytën, Reali kishte sërish iniciativën, por Espanyoli kërkonte t’i barazonte shifrat.

GettyImages 1192472755 Real Madrid vs Espanyol (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mirëpo ishte sulmuesi francez që i qetësoj gjërat me golin e realizua në minutën e 79-të me një asistim fantastik të Federico Valverdes.

Reali më pas mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Ferland Mendy (83’) pranoi kartonin e dytë të verdhë në ndeshje dhe u përjashtua nga takimi.

GettyImages 1192478781 Real Madrid vs Espanyol (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë, madrilenët arritën të arkëtonin tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Pas javës së 16-të, Real Madridi është lider me 34 pikë në La Liga, ndërsa në xhiron e 17-të do të takohet me Valencian. /Telegrafi/

telegrafi sport app