LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi favoriti kryesor për të nënshkruar me Jonathan David

Real Madridi favoriti kryesor për të nënshkruar me Jonathan David

Jonathan David po kalon sezonin e tij të tretë te Lille, por duket që do të jetë edhe i fundit te klubi francez.

Sulmuesi kanadez ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë edicion, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës franceze me gola e asistime.

Por pas tij janë vënë top skuadrat evropiane si Real Madrid, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich.


Por e përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se Los Blancos janë favoriti kryesor për të nënshkruar me kanadezin, pasi e shohin si zëvendësimin perfekt të Karim Benzemas,

Thuajse gjithë lojtarët e transferuar nga Ligue 1 në Santiago Bernabeu kanë pasur paraiqtje të shkëlqyera dhe David pritet të jetë i radhës që do ta bëj këtë hap.

Los Blancos pritet të hapin së shpejti bisedimet me Lillen për transferimin e David, të cilit do t’i besohet një fanellë titullari pas dy viteve, pasi Karim Benzema ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

23-vjeçari në 33 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Kupës së Francës ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Lille është gati ta shes yllin e sulmit vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 70 milionë euro, pasi në vitin 2020 kishin shpenzuar 27 milionë për ta sjell kanadezin nga klubi belg Gent. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori