LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi është i hapur për të blerë Mbappen, por me disa kushte

Real Madridi është i hapur për të blerë Mbappen, por me disa kushte

Të mërkurën u përhap lajmi se Kylian Mbappe nuk kishte ndërmend të rinovonte kontratën e tij për një vit tjetër përtej vitit 2024, dhe reagimi i Real Madridit është zbuluar tashmë.

Burime në Francë pretendojnë se Mbappe nuk do të ekzekutojë opsionin për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025, një vendim që ai duhet ta marrë para fundit të korrikut.

Kjo do të thotë se Paris Saint-Germain duhet të vendosë nëse do të përpiqet ta shesë atë këtë verë, ose rrezikon ta humbasë sërish falas – diçka që ata treguan se ishin të gatshëm ta bënin verën e kaluar.


Kylian Mbappe nuk e ka ndërmend të aktivizojë klauzolën e rinovimit
Lexo po ashtu Kylian Mbappe nuk e ka ndërmend të aktivizojë klauzolën e rinovimit

Sipas mediumit Diario AS, Real Madridi është i hapur për të lëvizur sërish për Mbappen, por vetëm në kushte të caktuara.

Ata nuk kanë ndërmend t’i paguajnë PSG-së ‘asnjë euro të vetme’ për të, dhe do të mendojnë vetëm për një lëvizje falas.

Po kështu, ata përmendin se Mbappe me gjasë do të duhet të nënshkruajë një para-kontratë, për të shmangur një tjetër situatë ku ai i la në ‘altar’ qershorin e kaluar.

Nëse ai do të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur në Santiago Bernabeu, ai do të duhet të bëjë vet pjesën më të madhe të punës.

Kjo është një surprizë e vogël. Los Blancos u poshtëruan nga vendimi i Mbappes për të qëndruar në Parc des Princes, me tifozët dhe trashëgiminë në klub në krahë.

Real Madridi institucionalisht nuk do të pranojë më siklet në atë front, dhe deri në një pikë të caktuar, do të sigurojë që Mbappe të jetë ai që ndreq vet gardhet e prishura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori