Real Madridi e nxjerr në shitje yllin e ekipit, ky është çmimi i tij
Real Madridi ka marrë një vendim kyç përpara afatit kalimtar të verës: ata e kanë nxjerrë në shitje Ferland Mendyn për një shumë afër 10 milionë eurove. Mbrojtësi francez 30-vjeçar nuk është pjesë e planeve të ardhshme të Xabi Alonsos dhe largimi i tij do t'i lejonte klubit të lironte pagat dhe të ecë përpara me rinovimin e krahut të majtë, një zonë që po kalon një transformim.
Performanca e shkëlqyer e Fran Garcias gjatë Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara e ka forcuar pozicionin e tij si mbrojtës i majtë titullar, dhe ekipi nga Valdebebas tashmë po punon për të sjellë një përforcim të ri për këtë pozicion.
Lojtari i zgjedhur është Alvaro Carreras, aktualisht lojtar i Benficas, për të cilin Real Madrid thuhet se është i gatshëm të paguajë deri në 50 milionë euro. Ky veprim do të përshpejtonte më tej largimin e Mendyt.
Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2028, Real Madridi beson se koha e lojtarit reprezentuesit francez ka mbaruar. Ndërsa dikur ai ishte një lojtar i pazëvendësueshëm në mbrojtje, dëmtimet e vazhdueshme dhe shfaqja e opsioneve të reja e kanë zvogëluar rëndësinë e tij.
Klubi madrilen po kërkon të sigurojë largimin e tij në këtë afat kalimtar dhe, me një çmim të përballueshëm, shpreson të marrë oferta nga klubet që kanë nevojë për përvojë dhe qëndrueshmëri në pozicionin e mbrojtësit të majtë.
Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së përfaqëson një tjetër episod me tension të lartë në sezonin e “të bardhëve”, por ndërkohë, drejtorët sportivë vazhdojnë me planin e tyre për të zhvilluar një skuadër më të re, më dinamike dhe të qëndrueshme. Dhe në këtë frymë, shitja e Mendyt është një hap i nevojshëm. /Telegrafi/































