Real Madrid i ri: Disa largime, ardhje e një ylli të madh dhe vend për lojtarët e akademisë
Real Madridi kanë filluar tashmë planifikimin për skuadrën e tyre të re për sezonin e ardhshëm, me Florentino Perez që ka njoftuar publikisht se ndryshimet priten.
Këto ndryshime nuk do të varen nga fakti nëse Zinedine Zidane do të qëndrojë në klub apo do të largohet këtë verë, megjithëse Los Blancos shpresojnë që francezi të jetë trajneri i tyre edhe për sezonin e ardhshëm.
Real Madrid ka monitoruar disa trajnerë në rast se Zidane largohet, por klubi është përqendruar kryesisht në ndërtimin e skuadrës me nënshkrimet e lojtarëve elitarë dhe promovimin e produkteve të akademisë.
Isco dhe Marcelo janë dy lojtarë kontratat e të cilëve përfundojnë në vitin 2022, por ata mund të largohen nga klubi këtë verë.
Ndërkohë, siç ka raportuar MARCA, situata e Sergio Ramos duket se është ndërlikuar së fundmi, pasi ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar.
Eden Hazard nuk ka performuar siç pritej për shkak të dëmtimeve në pjesën më të madhe të sezonit dhe mund të largohen nga ekipi së bashku me Mariano Diaz dhe Luka Jovic.
Perez dëshiron të sjellë një lojtar elitar këtë verë me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe që janë përparësitë kryesore në afatin e ardhshëm të transferimeve.
Marvin Park, Miguel Gutierrez, Victor Chust, Sergio Arribas dhe Antonio Blanco u janë dhënë mundësi nga Zidane deri më tani këtë sezon, pasi lojtarët e ekipit të parë kanë pësuar dëmtime të shumta.
Ata të gjithë kanë shpaguar besimin e Zidanes dhe Real Madrid do të ketë ndërmend të bëjë vend për ta në mënyrë që ata të jenë pjesë e ekipit të parë sezonin e ardhshëm.
David Alaba do të jetë nënshkrimi i parë i Real Madridit këtë verë pasi kontrata e tij me Bayern Munich do të përfundojë.
Ndërkohë, të gjithë të huazuarit do të kthehen te Valdebebas dhe megjithëse vetëm Martin Odegaard pritet të qëndrojë, ndërsa e ardhmja e të tjerëve si Dani Ceballos, Luka Jovic, Take Kubo, Jesus Vallejo, Brahim Diaz, Reinier dhe Borja Mayoral është në ajër.
Çështja e Gareth Bale është e ndërlikuar për Los Blancos pasi uellsiani do të kthehet nga huazimi i tij në Tottenham Hotspur dhe i mbetet edhe një vit nga kontrata e tij me klubin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos