Real Madridi i Carlo Ancelottit duket se ka dy fytyra - një me Karim Benzeman në fushë dhe një me Karim Benzeman që mungon - dhe dallimi është i madh në këta dy skenarë.

Ancelotti luajti kundër Athletic Bilbaos pa prezencën e Benzemas dhe skuadrës i mungonte qartë diçka.


Ishte si t'ia heqim zemrën trupi, pa të cilën jeta nuk është e mundur.

2.benzema

Pa Benzeman, lëvizjet sulmuese mungojnë, por edhe golat, pasi askush nga lojtarët e tjerë nuk mund ta mbajë topin dhe ta dërgojë ekipin përpara.

Kur Casemiro, Toni Kroos ose Luka Modric arrinin të kapërcenin presionin e bërë mbi ta nga klubi bask dhe e gjetën veten të lirë iu desh ta mbanin topin vetë, pasi nuk kishin opsione pasimi në sulm.

Copa del Rey nuk ishte prioritet i madh i Los Merengues këtë sezon, por humbja solli në dritë alarmin e kuq që vjen nëse ata duhet të luajnë ndaj Paris Saint-Germain pa Benzeman.

Benzema

Gareth Bale, Isco, Eden Hazard dhe Jovic duhet të fillojnë të tregojnë vlerë, edhe nëse dy emrat e parë në atë listë e dinë se po largohen nga klubi. /Telegrafi/

telegrafi sport app