Real Madrid, Juventus dhe Barcelona me komunikatë zyrtare të përbashkët: Nuk largohemi nga projekti, UEFA të ndal kërcimet
![Real Madrid, Juventus dhe Barcelona me komunikatë zyrtare të përbashkët: Nuk largohemi nga projekti, UEFA të ndal kërcimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/05/auto_treshja1620465163-780x439.jpg)
Real Madrid, Juventus dhe Barcelona janë bërë bashkë dhe zyrtarisht kanë reaguar për kërcënimet nga UEFA, ndërsa kanë shtuar se nuk do të largohen nga Superliga.
UEFA dje ka pranuar rikthimin e nëntë klubeve që shin themeluese, duke iu dhënë edhe dënime.
Sot klube si Real Madrid, Juventus dhe Barcelona kanë reaguar zyrtarisht së bashku.
Të tri klubet kanë reaguar me komunikata zyrtare në faqet e tyre duke treguar se ato janë duke u kërcënuar vazhdimisht pas idesë për krijimin e Superligës Evropiane.
Tre klubet të cilat nuk kanë vendosur që të lënë Superligën, e cila fillimisht kishte 12 të tilla, në komunikatën e përbashkët kanë thënë se janë “të gatshëm të diskutojmë por nuk pranojmë assesi kërcënime nga UEFA”.
Komunikata e Juvestusit, Barcelonës dhe Real Madridit
Në lidhje me deklaratën e lëshuar nga UEFA më 7 maj për Super Ligën dhe për pozicionin e marrë nga 9 prej klubeve të saj themeluese, FC Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi deklarojnë si në vijim:
- Klubet themeluese kanë pësuar, dhe vazhdojnë të pësojnë, trysni, kërcënime dhe fyerje të papranueshme nga palët e treta për ta braktisur projektin dhe në këtë mënyrë të heqin dorë nga e drejta dhe detyra e tyre për të ofruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv. Kjo është e patolerueshme sipas sundimit të ligjit dhe tribunalet tashmë kanë vendosur në favor të propozimit për Super Ligën, duke i urdhëruar FIFA-n dhe UEFA-n, qoftë drejtpërdrejt apo përmes organeve të lidhura me to, që të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund ta pengojë këtë nismë në çfarëdo mënyre gjatë kohës që procedurat gjyqësore janë pezull.
Statement from Barcelona, Juventus and Real Madrid.
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 8, 2021
- Projekti i Super Ligës është hartuar në mënyrë të përbashkët nga 12 klubet themeluese të saj: a) Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për gjendjen e tanishme të paqëndrueshme në industrinë e futbollit. 12 klubet themeluese i kanë ndarë të njëjtat shqetësime – njësoj siç bëjnë palët tjera në futbollin evropian -, sidomos në kontekstin e tanishëm socio-ekonomik, që reformat strukturore janë të domosdomshme për t’u siguruar që sporti ynë të mbetet tërheqës dhe të mbijetojë në aspektin afatgjatë. Për këtë qëllim, më 18 prill, ato e bënë të ditur vullnetin e tyre për ta krijuar Super Ligën dhe për të formuar një kanal komunikimi me UEFA-n dhe FIFA-n, në një frymë konstruktive të bashkëpunimit mes palëve, siç u njoftua secila prej tyre në atë datë;
/Telegrafi/
Statement regarding the Super Leaguehttps://t.co/Gr0VVKwjXu
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 8, 2021
Official Announcement.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 8, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-780x439.png)
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite
![Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Conceicao-780x439.jpg)
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton
![Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar-2-780x439.jpg)
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-city-5-780x439.jpg)
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi