Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Barcelona është momentalisht në negociata për t’u siguruar se Lamine Yamal do të mbetet pjesë e tyre për shumë vite, por nuk mund të përballojnë ndonjë gabim në negociatat me agjentin Jorge Mendes.
Fatmirësisht për blaugranasit, adoleshenti spanjoll duket i vendosur në qëndrimin e tij për të vazhduar që të jetë pjesë e tyre.
17-vjeçari është ende njëri ndër lojtarët që paguhet më së paku në ekipin e Barcelonës, pasi ka nënshkruar kontratën e tij të fundit si 16-vjeçar, që ishte e para për të si futbollist profesionist.
Tani me ditëlindjen e 18-të që po afrohet, Barcelona po synon që t’i ofrojë atij kontratën e parë afatgjatë, pasi lojtarët nën moshën 18-vjeçare lejohej që të rinovonin për një maksimum prej tri vitesh.
Pranverën e kaluar pati thashetheme se Paris Saint-Germiani ishte i gatshëm të ofronte 200 milionë euro për Yamal dhe presidenti Joan Laporta konfirmoi se ata kanë refuzuar oferta për spanjollin.
Mundo Deportivo raporton se teksa negociatat po vazhdojnë, një numër i madh klubesh kanë kontaktuar Mendes për përditësime sa i përket situatës së tij.
Kjo përfshin edhe rivalin e përbetuar Real Madridin, që duket se kanë kontaktuar agjentin portugez në disa raste për Lamine Yamal.
PSG-ja vazhdon të mbetet e interesuar për Yamal gjithashtu, pasi më parë i kanë ‘rrëmbyer’ Barcelonës dyshen Neymar Jr dhe Lionel Messi./Telegrafi/



















































