LAJMI I FUNDIT:

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Komedianët e njohur rusë, “Vovan & Lexus”, kanë publikuar një video në të cilën kanë mashtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u paraqitur si presidenti i Letonisë.

Lidhur me këtë incident ka reaguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se Kurti ka qenë viktimë e një telefonate të rreme.


Sipas njoftimit zyrtar, thirrja mashtruese ka ndodhur më 11 shkurt, menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur Kryeministri po merrte shumë telefonata dhe mesazhe urimi për rezultatin zgjedhor.

Për shkak të kufizimeve kohore, Zyra e Kryeministrit ka arsyetuar se verifikimi i plotë i çdo thirrjeje nuk ka qenë gjithmonë i mundur.

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë
Lexo po ashtu Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

“Kjo situatë e pafat konfirmon atë që dihet prej kohësh: Rusia vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) kanë publikuar mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç është dokumentuar nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

Në fund, Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për këtë incident, por njëkohësisht ka theksuar se ky rast konfirmon qëndrimin e palëkundur të Kryeministrit Kurti mbi çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe private./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vdekur Triumfi

Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vdekur Triumfi

Drejtësi

"S'ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës", Picula: Çdo destabilizim e Kosovës do t'i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

Lajme
Patriarku serb në Kremlin, përkrah

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Lajme
Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S'ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S'ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Lajme
Kasami: Taravari është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç u vetëpërjashtua nga VLEN-i

Kasami: Taravari është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç u vetëpërjashtua nga VLEN-i

Lajme
Kalo në kategori