Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar për mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga Qeveria në detyrë.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se edhe pse e kanë zhvilluar një takim para dy jave me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, i njëjti iu kishte premtuar edhe një takim këto ditë, të cilin sipas tyre ende nuk e ka realizuar.
“Gjatë vitit 2020 Sindikata e infermierëve të Kosovës organizoi 3 protesta per shkak të kushteve të rënda në të cilat ndodhen infermierët. I zhvilloi 3 takime me ministrin e shëndetësisë dhe 1 takim me kryeministrin para rreth dy javësh. Ne ende jemi në pritje të një takimit që na premtoi kryeministri në detyrë para disa ditësh”, thonë nga Sindikata.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, Sindikata e Infermierëve ka bërë disa kërkesa për kushtet e tyre të punës, të cilat ende nuk janë realizuar.
“Kishim shumë kërkesa, si ngritjen e pagës përmes ligjit të pagave, punësimin e 2 mijë infermierëve, pagesën e rrezikshmërisë, pagesën e orëve shtesë, pagesën e punës gjatë vikendeve, ligjin për infermierinë, ambient të sigurt për punë, por për shkak të situatës së rëndë me pandeminë, ne zgjodhëm që gjatë vitit 2020 të jetë vetëm ngritja e pagesave të ndërrimeve të natës nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro për 12 orë pune gjatë natës, që buxhetit të shtetit do t’i kushtonte vetëm 2.5 milionë euro për një vit, për të gjithë infermierët e Kosovës dhe punësimi i infermierëve të rinj. As kjo kërkesë minimale e jona nuk u përfill. Reaguam edhe për shtesat për punë gjatë pandemisë, që për ne ishin fyese, vetëm 150 euro, por kur tatimohen mbesin diku rreth 120 euro”, thuhet në ndër të tjera në reagimin e tyre në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City