LAJMI I FUNDIT:

Reagon Rrjeti i grave: Institucionet të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave  

Reagon Rrjeti i grave: Institucionet të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave  

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së një gruaje, e cila javën e kaluar është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Rrjeti i Grave të Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave.

Lexoni të plotë reagimin e RrGK-së:


“Në ditën kur vëmendja e tërë botës është në luftimin e dhunës ndaj grave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes mediave, u njoftua sot se si pasojë e dhunës në familje edhe një grua është vrarë nga bashkëshorti  i saj.

Pas komunikimit me Mbrojtësin e Viktimave në Pejë, RrGK u informua se kemi të bëjmë me një vrasje në tentativë. Bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka arritur të jap deklaratën e saj në polici, pasi që ajo është dashur të dërgohet menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor. Aty edhe ndërroi jetë. Përveq të ndjerës, e lënduar ishte edhe bashkëshortja e djalit të tyre, e cila poashtu ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Sot, kur fillojnë ‘16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave’, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave. RrGK kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit. Kryesit e dhunës dhe vrasësit duhet të dënohen për krimet e shkaktuara në pajtim me ligjin.

RrGK në bashkëpunim me BIRN janë duke i monitoruar rastet e dhunës ndaj grave të raportuara tek institucionet vendore, në mënyrë që të ofrohet trajtim i dinjitetshëm i këtyre rasteve.

Mjaftë më me arsyetime! Dhuna është krim!”. /Telegrafi/

Foto: Arkiv/Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori