Policia e Kosovës i ka reaguar të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me dërgimin e pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve në Bërnjak, duke thënë se ata janë dërguar për ofrim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha të shtunën se “aksioni i fundit policor në veri të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjet e vlefshme”.
Qëllim i këtij aksioni, sipas saj, është “provokimi i rrezikshëm” dhe “destabilizimi i situatës në terren”.
Në deklaratën e kësaj zyre thuhet se Policia e Kosovës, 80 metra nga vendkalimi në Bërnjak, ka sjellë “makineri të rënda dhe njerëz” me “pretekstin e forcimit të postbllokut policor në vendkalim”.
“Veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim: të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren, në një moment shumë të ndjeshëm për sigurinë, me të cilin po përballet e gjithë bota”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ajo tha se i bën thirrje Prishtinës që të mos e provokojë Beogradin dhe serbët në Kosovë dhe të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë, duke shkelur marrëveshjen.
Në reagimin e policisë thuhet se e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, këtë veprim e ka interpretuar në mënyrë politike-tendencioze, duke e shtrembëruar realitetin për kinse veprime me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë, transmeton Telegrafi.
Policia nëpërmejt një reagimi sqaron se në zbatim të “Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” si dhe në përkrahje dhe mbështetje të personelit policorë me hapësira pune e pajisje logjistike, sot ka bërë dërgimin e pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve në Bërnjak.
Sipas Policisë, këto pajisje do t’iu shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe realizimin e detyrave të tyre ligjore.
“Zyrtarët policorë për mbikëqyrje të vijës së gjelbër në këtë zonë, kanë pasur mungesë të hapësirës dhe kushteve të punës, ky dërgim i pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve, do t’iu krijojë hapësira dhe kushte më të mira për punë, do të rrisë efikasitetin në përmbushjen e detyrave dhe parandalimin e kontrabandës. Në vazhdën e luftimit të aktiviteteve kriminale-kontrabandës ditë më parë janë ndërmarrë veprime konkrete në mbyllje të disa rrugëve ilegale që shërbenin për kontrabandë. Këto veprime që kanë të vetmin qëllim ofrimin e kushteve më të mira të punës për zyrtarët policorë të kufirit dhe luftimin e dukurive antiligjore-kontrabandës, nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, është interpretuar në mënyrë politike-tendencioze duke e shtrembëruar realitetin për kinse veprime me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë, e që në fakt këto veprime janë realizuar për ofrim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas vendosjes së pajisjeve logjistike dhe kontejnerëve në bazën policopre në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjak, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po angazhohen për të përmirësuar kushtet e zyrtarëve policor në mënyrë që të rritet efikaziteti i punës.
“Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata”, shkruan Sveçla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës