LAJMI I FUNDIT:

Reagon përsëri Nisma, e quan kërcënim komunikatën e LVV-së

Reagon përsëri Nisma, e quan kërcënim komunikatën e LVV-së

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Skënder Reçica ka reaguar ndaj komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e ka quajtur kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Lëvizja Vetëvendosje me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetutshmërinë”, ka shkruar Reçica.


Pas fillimit të procesit të rinumërimit të 1428 kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vëzhguesit dhe përfaqësuesit e tyre do ta mbrojnë votën edhe gjatë këtij procesi, derisa kanë akuzuar partinë e Fatmir Limajt për presion ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor.

Përmes një postimi në Facebook, vendimet e fundit lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit, i ka cilësuar politike. Në këtë parti deklarojnë se janë duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe se zyrtarët e përfshirë do të përgjigjen para drejtësisë.

“Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje i reagon NISMA-s, pas akuzave për ndërhyje në procesin e rinumërimit
Lexo po ashtu Lëvizja Vetëvendosje i reagon NISMA-s, pas akuzave për ndërhyje në procesin e rinumërimit

Postimi i plotë i Reçicës në Facebook:

Komunikata e LVV-së është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë. Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë. Atë po e bënë edhe LVV-ja.

Lëvizja Vetëvendosje me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetushmërinë.

Ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti! Çfarë shprese për ndryshim është kjo, kur ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor. Ajo nuk po tregon se si ndërtohet shteti i së drejtës, por si kapet shteti dhe institucionet e pavarura të tij.

Pra ky është angazhim konkret në kapjen e shtetit! Pikërisht, Vetëvendosje është partia e fundit në Kosovë që mund të flasë për pastërti elektorale, veçanërisht pas tentimit të turpshëm për të kontrabanduar pakot nga Serbia dhe për të grabitur mandate.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori