LAJMI I FUNDIT:

Reagon OVL UÇK për keqpërdorimin e statusit të veteranit, kërkon nga kryeministri të parandalojë lëshimin e certifikatave

Reagon OVL UÇK për keqpërdorimin e statusit të veteranit, kërkon nga kryeministri të parandalojë lëshimin e certifikatave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), përmes një reagimi për media ka shprehur shqetësimin për keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të luftës së UÇK-së.

Në reagimin e OVL UÇK-së thuhet se që nga koha e marrjes së materialeve nga prokuroria, ka pasur dhe ka indikacione nga terreni se janë lëshuar dhe po lëshohen edhe më tutje certifikata të reja të statusit të veteranit.

“Si OVL UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria”, thuhet në reagim.


Po ashtu përmes këtij reagimi kjo organizatë ka kërkuar nga kryeministri që ta parandalojë këtë dukuri.

“Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kërkojmë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë kompromituar procesit dhe vet statusin e veteranit”, thekson OVL UÇK.

Veseli: Komisioni hetimor për veteranët, ka për qëllim t'i ndalë ata që po manipulojnë me UÇK-në
Lexo po ashtu Veseli: Komisioni hetimor për veteranët, ka për qëllim t'i ndalë ata që po manipulojnë me UÇK-në

Kujtojmë se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para disa muajsh pati nisur një iniciativë për krijimin e komisionit hetimor për veteranët.

Sipas tij, kjo iniciativë është bërë me qëllim të ndaljes së manipulueseve që po abuzojnë me UÇK-në, si dhe për t’ia kthyer dinjitetin veteranëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori