LAJMI I FUNDIT:

Reagon ministrja Haxhiu: Ish-ministri Zemaj po tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës ministrin Vitia

Reagon ministrja Haxhiu: Ish-ministri Zemaj po tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës ministrin Vitia

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke iniciuar rast të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, pas lajmit të publikuat në media për refuzimin nga Misnitria e Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave Pfizer dhe BioNetch kundër COVID-19.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tendenca për të njollosur punën dhe angazhimin e Ministrit Vitia është asgjë tjetër veçse tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale”.


“Me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti. E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet “punë medie” nëse publikon diçka që rrezikon furnizimin me vaksina”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Telegrafi.

“I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria”.

“Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!”, ka shkruan Haxhiu.

U raportua për mos nënshkrimin e kontratës për furnizim me vaksinën Pfizer, prokuroria inicion rast për vepër penale 'zbulimi i fshehtësisë zyrtare'
Lexo po ashtu U raportua për mos nënshkrimin e kontratës për furnizim me vaksinën Pfizer, prokuroria inicion rast për vepër penale 'zbulimi i fshehtësisë zyrtare'

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së.

Ndërsa, drejtori i portalit “Insajderi”, Parim Olluri ka njoftuar se sot është marr në intervistim nga krimet e Rënda të Policisë së Kosovës për inicimin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, kjo pas publikimit të një informate të premten sipas të cilës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina anti-COVID Pfizer dhe BioNetch. /Telegrafi/