Rektori i Kolegjit të ISPE-së, Avni Mazrrekut,a ka reaguar ndaj lajmit se Këshilli i Fakultetit Juridik në Universitetin e Bremenit ia ka revokuar titullin e doktoraturës.

Përmes një reagimi ai ka thënë se “Departamenti  Juridik i Universitetit te Bremenit nuk ka vendim të shkruar” ashtu siç është paraqitur në media.


“Vetëm pasi unë ta marr një vendim të tillë, të cilin nuk e kam pranuar asnjëherë, më jepet e drejta për të kundërshtuar një vendim të tillë”, ka thënë Mazrreku në reagim.

Ai ka thënë se është parim bazik juridik se nuk ka vendim definitiv pa u shterur të gjitha mjetet juridike, duke shtuar se edhe ai e ka të drejtën e garantuar me ligjet gjermane.

Sipas Mazrrekut, për titullin e tij ‘Dr.jur’ të cilin e bartë nga viti 2009, nuk ka vendim definitiv, duke u shprehur i bindur se një i tillë nuk do të ndodh asnjëherë. /Insajderi/