LAJMI I FUNDIT:

Reagon KEK-u: Nuk kemi informacion zyrtar rreth arsyeve të kontrollës policore

Reagon KEK-u: Nuk kemi informacion zyrtar rreth arsyeve të kontrollës policore

Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar se të mërkurën në zyrat e saj është zhvilluar një kontroll nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e KEK-ut thuhet se nuk kanë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle.

Rasti i bastisjes në KEK, policia konfirmon hetimet
Lexo po ashtu Rasti i bastisjes në KEK, policia konfirmon hetimet

“Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe”, thuhet në komunikatën për media.


Megjithatë, KEK-u ka thënë se mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.

Policia e Kosovës, përkatësisht hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike, të mërkurën ka bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Siç merr vesh Telegrafi, çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. /Telegrafi/