Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës sot miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Përmes një reagimi për media nga KDI thonë se shqyrtimi i tij, që nga drafti i parë i propozuar nga Qeveria në vitin 2021 ishte përcjellë me debate të cilat kanë shpërfaqur mospajtime të shumta lidhur me përmbajtjen e tij nga të gjithë hisedarët, përfshirë Qeverinë, Kuvendin, institucionet e drejtësisë dhe shoqërinë civile.
Tutje në reagim thuhet se: “Për këtë projektligj Komisioni i Venecias kishte ofruar dy opinione dhe atë së pari më 20 qershor 2022, ku kishte ngritur ngriti shqetësime lidhur me mungesën e qartësisë së projektligjit sa i përket qëllimeve kryesore të tij dhe domosdoshmërinë e legjislacionit të propozuar. Ndërsa, në opinionin e dytë më 19 dhjetor 2022, Komisioni i Venecias vlerësoi përmirësime të rëndësishme veçanërisht në adresimin e shqetësimeve sa i përket të drejtave të njeriut dhe në qartësimin e aspekteve procedurale”.
Në reagim po ashtu thuhet se pavarësisht që projektligji u miratua për herë të dytë në Kuvend më 9 shkurt 2023, i njëjti u kontestua në Gjykatën Kushtetuese, e cila më 29 korrik 2024 vendosi që katër dispozita të këtij Projektligji t’i shpallë si jo kushtetuese dhe bazuar në natyrën dhe rëndësinë e tyre, si dhe në shërbim të parimit të sigurisë juridike, të njëjtin e kishte shpallur si të pavlefshëm në tërësinë e tij.
Nga KDI vlerësojnë që miratimi i këtij projektligji nga Qeveria, pa kaluar nëpër procesin e konsultimit publik përveç që përbën shkelje ligjore, tregon për një qasje të gabuar dhe jotransparente të qeverisë.
“Ne besojmë që transparenca, pjesëmarrja e publikut dhe llogaridhënia në vendimmarrje janë parime thelbësore për të garantuar qeverisje të mirë dhe të hapur dhe mbi të gjitha për të siguruar që projektligjet të bëhen në interes të publikut dhe të jenë më të zbatueshme”, thuhet ndër të tjera në reagim të KDI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje