LAJMI I FUNDIT:

Reagon KDI për deponinë e mbeturinave në Koshtovë të Mitrovicës: Nevojë urgjente të intervenohet për menaxhim të mbeturinave

Reagon KDI për deponinë e mbeturinave në Koshtovë të Mitrovicës: Nevojë urgjente të intervenohet për menaxhim të mbeturinave

Banorët e fshatit Koshtovë të Mitrovicës, po përballen çdo ditë me problemin e deponisë rajonale të mbeturinave.

Për këtë arsye, pëfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), të enjten kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ku më pas shkuan në vendin e ngjarjes së bashku me anëtarë të këshillit të këtij fshati.


Në një postim në rrjetin social Facebook të KDI-së, thuhet se  KDI potencon nevojën urgjente që të intervenohet dhe të ketë një plan emergjent për menaxhim të atyre mbeturinave, që paraqesin rrezik për banorët.

Tutje thuhet se kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri iu ka thënë përfaqësuesve të KDI-së, se janë caktuar ekipe për mirëmbajtjen e kësaj deponie dhe se do ta trajtojnë me prioritet këtë çështje.

“Mungesa e mirëmbajtjes së deponisë së mbeturinave në fshatin #Koshtovë të Mitrovicës, bëri që #KDI sërish të vizitoj këtë lokacion. Fillimisht përfaqësues të KDI-së zhvilluan takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e më pas u ndodhën në vendin e ngjarjes së bashku me anëtarë të këshillit të këtij fshati. KDI potencoi nevojën urgjente të intervenohet dhe të ketë një plan emergjent për menaxhim të atyre mbeturinave, që paraqesin rrezik për banorët. Nga ana tjetër kryetari Bahtiri, bëri të ditur se tashmë janë caktuar ekipe për mirëmbajtjen e kësaj deponie dhe se do ta trajtojnë me prioritet këtë çështje. Këtë problematikë, KDI e ka shpërfaqur në publik qysh në dhjetor të vitit që shkoi, gjatë një takimi që pati organizuar me banorë dhe autoritetet lokale. Këto të fundit patën premtuar ofrim të një zgjidhje nga janari i këtij viti, por që ende vazhdon të mos mirëmbahet kjo deponi”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Po ashtu thuhet se KDI do të vazhdojë të monitoroj nga afër këtë rast dhe së bashku me banorët e këtij lokaliteti dhe autoriteteve lokale do të punojnë bashkë drejt arritjes së një zgjidhje të këtij problem.

Drejtori i KRM "Uniteti" flet për sulmin që iu bë atij dhe zyrtarëve të kësaj kompanie nga banorët e fshatit Koshtovë
Lexo po ashtu Drejtori i KRM "Uniteti" flet për sulmin që iu bë atij dhe zyrtarëve të kësaj kompanie nga banorët e fshatit Koshtovë

Ndryshe, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar edhe qytetari i fshatit, Nexhmedin Hajredini nga Koshtova duke arsyetuar inicidentin i cili ndodhi ditë më parë në protestën e organizuar nga ta, për këtë deponi të mbeturinave aty ku drejtori i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, u përleshe fizikisht me protestuesit, ku si pasojë e së cilës gjashtë persona morën lëndime trupore.

“Ja se si dukej dhe si ishte deponia e mbeturinave në Koshtovë me datë 27.04.2019. Nuk don koment, banorët e këtij fshati janë në hall ose të shpërngulen nga aty ose organet kompetente t’ju bëjnë një zgjedhje. Për këtë ka ardhur deri te incidenti”, kanë shkruar qytetari, Nexhmedin Hajredini në Facebook. /Telegrafi/

Përleshje fizike gjatë protestës në Mitrovicë, gjashtë të lënduar
Lexo po ashtu Përleshje fizike gjatë protestës në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori