LAJMI I FUNDIT:

Reagon grupi i zjarrit në BDI: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Reagon grupi i zjarrit në BDI: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Nga fraksioni i BDI-së përmes një njoftimi theksojnë se zgjedhjet e brendshme në BDI i vlerësojnë si farsë.

“Edhepse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtarë 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjerë që ky proces është edhe një farsë, pasi që kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit”, thuhet në reagimin e këtij grupi.

Sipas tyre, ky proces assesi nuk mund të jetë demokratik sepse që në fillim ka qenë përjashtues, që don të thotë se aktivistët që nuk mendojnë që duhet të votojnë si në komunizëm, me diktat, kanë qenë të pamundësuar që të regjistrohen edhepse janë themelues, aktiv dhe meritorë për fitoret e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2002.


“Rikujtojmë, procese të ngjashme si këto, të dirigjuara, të diktuara nga lartë, janë mbajtur edhe në Pollog, por rezultati është se BDI del humbës dhe po e humb primatin tek partitë politike shqiptare, siç është rasti me Degën e Tetovës”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka është autizmi, shenjat e hershme e trajtimi multidisiplinar – psikologia Deva flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Çka është autizmi, shenjat e hershme e trajtimi multidisiplinar – psikologia Deva flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Ndalohen për 48 orë tre të arrestuarit për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Ndalohen për 48 orë tre të arrestuarit për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Kronika e Zezë
Dyshohet se përvetësoi mbi 150 mijë eurove gjatë viteve 2017-2019, arrestohet një zyrtar në Prizren

Dyshohet se përvetësoi mbi 150 mijë eurove gjatë viteve 2017-2019, arrestohet një zyrtar në Prizren

Kronika e Zezë
Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Të mërkurën, një tjetër tentativë e LVV për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit

Të mërkurën, një tjetër tentativë e LVV për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit

Lajme
Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori