Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke theksuar shqetësimet mbi përshkallëzimin e fundit pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit.

“Turqia po monitoron nga afër procesin që filloi me sulmet ndaj Iranit. Nëse ndërhyrjet zgjaten, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në stabilitetin rajonal dhe global”, deklaroi Erdogan, shkruan AA.


“Ka ende masa që mund të merren për të ndërtuar një platformë dialogu dhe përpjekjet tona të përqendruara në paqe vazhdojnë”, shtoi lideri turk gjatë telefonatës.

Diskutimi mbuloi gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje më të gjera rajonale dhe globale.

Raportohet se Erdogan riafirmoi angazhimin e fortë të Turqisë për thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në të gjithë sektorët, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, dhe tha se do të vazhdojnë hapat për të çuar përpara këtë bashkëpunim.

Ndryshe, aeroplanë të Forcave Ajrore Amerikane janë fotografuar në bazën ajrore RAF Fairford, në Gloucestershire.

Ministria e Mbrojtjes tha se SHBA-të kanë filluar të përdorin bazat britanike për “operacione specifike mbrojtëse” kundër Iranit. /Telegrafi/