Reagon Ballkani: Ilir Daja u sulmua verbalisht dhe fizikisht në Prishtinë

Ballkani ka reaguar nëpërmjet një komunikate zyrtare për sulm ndaj Ilir Dajës.
Trajneri i Ballkanit u ankua pas përfundimit të ndeshjes se gjatë gjithë kohës është ofenduar nga tre tifozë të Prishtinës të cilët kishin qëndruar mbrapa bankës së suharekasve.
Ndërkohë tani ka ardhur reagimi i Ballkanit që e kanë quajtur sulm verbal dhe fizik ndaj trajnerit tiranas.
Ballkani ka kërkuar nga organet e FFK-së që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:Reagim! Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet, në ndeshjen ndaj Prishtinës. Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive. Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.





















































