Gruaja e akuzuar se ka pasur një lidhje me ASAP Rockyn gjatë shtatzënisë së Rihannas, i ka mohuar me forcë akuzat.
Dizajnerja e këpucëve, Amina Muaddi u lajmërua në Instagram të premten për të lëshuar një deklaratë pasi rrjete sociale “vluan” me pretendimet se reperi, 33 vjeç, kishte tradhtuar këngëtaren shtatzënë 34 vjeçe me të, shkruan DailyMail.
Ajo shkroi: “Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër”.
“Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse – nuk do të merreshin seriozisht”, shtoi ajo.
“Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve”.
“As gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të festuara në jetën e dikujt. Prandaj më duhet të flas pasi kjo jo vetëm që drejtohet ndaj meje, por është e lidhur me njerëzit për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri”, shtoi Amina.
“Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë gjatë shtatzënisë dhe unë i kthehem biznesit tim – u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur pashkësh”, theksoi ajo.
Një burim i lidhur drejtpërdrejt me të dy artistët i kishte thënë më herët tabloidit TMZ se thashethemet e tradhtisë dhe ndarjes ishin “100 për qind të rreme për të dyja akuzat”, duke shtuar se “një milion për qind nuk janë të vërteta. Ata janë mirë”.
Drama filloi të enjten kur blogeri i modës Louis Pisano shkroi në Twitter: “Rihanna dhe Rocky ASAP janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me dizajneren e këpucëve Amina Muaddi”.
Ai vazhdoi: “Amina ishte përgjegjëse për dizajnimin e ofertës së këpucëve të ‘Fenty’ dhe Rihanna shpesh shihet me këpucë të personalizuara nga marka e saj”.
Tre ditë më parë, Rihanna u pa me një palë këpucë të dizajnuara nga Amina dhe ripostoi imazhet e pamjes në Instagram.
Amina, 35 vjeçe, i tha më parë Revistës British Vogue se si filloi marrëdhënia e saj e punës me këngëtaren, duke shpjeguar: “Stilisti e Rihannas dhe unë jemi miq, kështu që ai pa disa prototipe të hershme. Por më pas ajo bleu disa palë vetë përmes blerësit të saj personal”.
“Ajo është një person kaq i mirë. Ajo më dërgoi disa rroba ‘Fenty’ kur lansoi në treg markën e saj – ndihem mahnitëse kur i vesh ato”, kishte thënë bukuroshja në intervistën e saj për British Vogue.
Nuk dihet nëse Amina është aktualisht në një lidhje.
Louis pohoi në statusin e tij në Twitter se ASAP, 33 vjeç dhe Amina kishin pasur lidhje në të kaluarën, por megjithëse dyshja janë miq prej vitesh, nuk dihet nëse lidhja e tyre ka qenë ndonjëherë e një natyre romantike.
DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit për media të Rihannas, ASAP Rockyt dhe Aminas për të marrë komente mbi çështjen, por asnjëri prej tyre nuk janë prononcuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

DJ Gimbo refuzon t’i japë dorën Jozit, teksa po përshëndeste banorët e shtëpisë

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

DJ Mahmut Orhan ndez atmosferën me këngën “Si Ai” nga Tayna – I gjithë publiku këndon shqip

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja