LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ambasada e Britanisë së Madhe: Do të vëzhgojmë nga afër numërimin e votave të diasporës, ka rrezik që fletëvotimet të mos arrijnë në kohë

Reagon Ambasada e Britanisë së Madhe: Do të vëzhgojmë nga afër numërimin e votave të diasporës, ka rrezik që fletëvotimet të mos arrijnë në kohë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një njoftimi kanë thënë se do të vazhdojnë t’i monitorojnë nga afër numërimin e votave që vijnë nga diaspora për zgjedhjet në Kosovë, duke shtuar se për shkak të afatit të shkurt për votat që vijnë jashtë vendit, ka rrezik që jo të gjitha fletëvotimet të arrijnë me kohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada ka thënë se ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, procesi i votimit jashtë vendit nuk ka qenë i përsosur, megjithëse kësaj here ka numër rekord të aplikuesve.


“Mbi 100,000 aplikime për regjistrimet e reja të votuesve në diasporë u pranuan nga KQZ-ja. Këto janë numra rekord. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ky proces nuk ka qenë i përsosur. Misionet e mëparshme të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE kanë rekomanduar që ligji të ndryshojë në mënyrë që të lejojë më shumë kohë për proceset parazgjedhore. Kjo nuk ka ndodhur dhe afati për këto zgjedhje të parakohshme është edhe më i shkurtër se normalisht, duke bërë presion mbi KQZ-në dhe duke krijuar rreziqe që jo të gjitha fletët e votimit nga jashtë shtetit do të arrijnë në kohë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër procesin e votimit dhe numërimin e votave.

“Ky mision, së bashku me të tjerët, është duke u angazhuar me institucionet përkatëse dhe është i kënaqur që janë bërë aranzhimet e nevojshme që të gjitha fletëvotimet e diasporës që mbërrijnë në kohë të merren në mënyrë të sigurt dhe të numërohen pa ndërhyrje. Ne natyrisht do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori