Reagimi i banorëve nga hyrja e Xhenetës në BBVK

Xheneta Fetahu ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për një qëndrim të përkohshëm prej 24 orësh.
Lajmi për rikthimin e një banori nga edicionet e kaluara u bë i ditur fillimisht banorëve të shtëpisë, të cilët menjëherë dolën në oborr për ta pritur.
Emri i saj mbeti një befasi e plotë deri në momentin kur banorët e panë me sytë e tyre në oborr.
Kur e panë Xhenetën, reagimet e banorëve ishin të menjëhershme, shumica mbetën të shtangur dhe të habitur, duke mos e pritur një rikthim kaq të papritur.
Ky rikthim i Xhenetës pritet të sjellë momente të forta dhe dinamika të reja në shtëpi, ndërsa shikuesit do të ndjekin me padurim çdo detaj të misionit të saj për këto 24 orë.
Nga
Telegrafi
08/01/2026
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































