Ludo Lee ka folur për reagimin e tij pasi u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Kosova 4.

Ndonëse nuk e priste, ai bëri një reagim me plot nervoz, që mori gjithë vëmendjen.


Në ato momente u krijua edhe një situatë me Alaudin Hamitin, ku ky i fundit e mbrojti për të mos u larguar nga skena.

Foto: YouTube

Moderatori sqaroi edhe prapaskenat e kësaj dhe pse e bëri një veprim të tillë.

"Ndoshta pak u nguta, por prisja që të jem në finale në mesin e dy personave edhe ndoshta reagova, edhe pse e kam parë veten fitues ia uroj Londrimit fitoren, e ka merituar. Reagimi im ishte pak i ashpër, por kjo ke një pjesë e realitetit tem, edhe pse në rrjete sociale pashë shumë se si kanë reaguar njerëzit", u shpreh ai.

Foto: YouTube

Alaudini theksoi: "Unë të kapa se thash mos vazhdo andej, se ka qenë një vijë e hollë, dhe do të lëndoheshe".

Sido që të jetë, Ludo tha se është i lumtur për gjithë rrugëtimin e tij në këtë format. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com