Reagimi i Dagz pas largimit nga Big Brother VIP: Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë, fitova më shumë se sa e paramendoja

DJ Dagz u eliminua mbrëmë (e martë) nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai ishte banori i dytë që u largua, pas këngëtares Xheisara që ishte në nominim me Egzonën dhe Tanin.
Pak pas largimit, ai ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Postimi i plotë i Dagz (pa ndërhyrje):
“Faleminderit të gjithëve - për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë. Fitova shumë më shumë, se sa e paramendoja. Faleminderit Arbana Osmani për fjalët, të cilat më kanë vërtetuar se qëllimin tim e kisha arritur. Faleminderit Big Brother VIP për mundësinë, për të qenë banor i shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Me respekt, DJ DAGZ”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/01/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



























































