Cristiano Ronaldo ka reaguar pas suspendimit me pesë ndeshje moslojë për shkak të veprimeve të tij në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Superylli i Real Madridit u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë për shkak të festës së golit me heqje të fanellës, ndërsa menjëherë pas mori kartonin e dytë të verdhë për simulim.


ronaldo 2

Ndërsa në momentin e përjashtimit, ai e shtyu gjyqtarin dhe kjo ka kushtuar me suspendim afatgjatë.

“Është e pamundur që të jem imun ndaj kësaj situate, pesë ndeshje! Mua më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, ky quhet persekutim!”.

“I falënderoj  kolegët e mi dhe tifozët për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Postimin e ka shoqëruar me një fotografi nga momenti i ndarjes së kartonit të kuq. /Telegrafi/

telegrafi sport app