Kosova ka shënuar fitoren e parë historike në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Përfaqësuesja jonë ka arritur të triumfojë si mysafir i Bullgarisë me rezultat 3-2 në kuadër të grupit A.


Kjo ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat e rajonit si dhe të botës, duke e quajtur mrekulli triumfin e "Dardanëve".

ffk kos 61740858 677023356056989 3554620528912519520 n e1560203506265 (Foto: FFK-Kosova)

Edhe mediat serbe si dhe ato kroate nuk kanë qëndruar indiferente dhe kanë raportuar për triumfin e skuadrës sonë.

"Fitore e çmendur e Kosovës në kohën shtesë", "Kosova fiton si mysafire e Bullgarisë" ishin disa prej titujve.

"Kosova e ka shokuar Bullgarinë midis Sofjes", kanë raportuar mediat bullgare fitoren e skuadrës sonë.

Gjithashtu nuk u lë anash as ecuria rekorde e përfaqësueses sonë duke mos pësuar asnjë humbje në 14 takimet e fundit.

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, ndërsa Çekia është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa kanë liderët, Anglia. /Telegrafi/

rea 1

Screenshot 1 3

Screenshot 2 2

Screenshot 3 2

Screenshot 4 1

Screenshot 12

telegrafi sport app