LAJMI I FUNDIT:

RDK: E mbështesim ambasadorin Baily

RDK: E mbështesim ambasadorin Baily

Edhe Rilindja Demokratike Kombëtare ka lëshuar një komunikatë mbështetëse për Telegrafi Maqedoni në mbështetje të ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily.

”Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë, që nga pavarsimi i vendit e deri më sot, dhe për këtë arsye sulmi që i bëhet ekselencës së tij, ambasadorit amerikan Jess Baily, nga ana e forcave destruktive mbrenda OBRM-PDUKM-së, mund lirisht të trajtohet si njëmendësi e para shumë shekujve, që nuk përputhet aspak me realitetin në të cilin jetojmë.”


”Kjo njëmendësi destruktive e ka sjellë vendin buzë greminës, dhe prandaj të gjith forcat progresive në vend duhet të bashkohen që të dënojnë ashpër këto sulme primitive ndaj ambasadorit amerikan në Shkup Baily, që përfaqëson më të mirën e vlerave demokratike amerikane.”

”Të gjith njerëzit e vullnetit të mirë, duhet një herë e përgjithmonë t’ia bëjnë me dije kësaj partie politike: jo në emër të shtetit! Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se kontributi i shtetit amerikan, nëpërmjet ambasadorëve të ndryshëm, ndaj vendit tonë është i jashtëzakonshëm dhe prandaj ne duhet t’u jemi mirënjohës përgjithmonë.

”Kontributi i ambasadorit Baily në drejtim të sundimit të ligjit dhe përgatitjes sa më të shpejtë të vendit për t’iu bashkangjit strukturave euroatlantike është i pakontestueshëm, dhe për këtë arsye çdo akuzë për mohim të këtij kontributi, nga ana e një partie politike, duhet dënuar ashpër nga të gjith forcat progresive në vend.” thonë në mes tjerash në reagimin e RDK-së. /Telegrafi/