RAVE, një nga emrat më të njohur të skenës së muzikës dhe organizimit të ngjarjeve kulturore  në Kosovë, feston këtë vit 15-vjetorin e tij me një spektakël të madh. 

RAVE travel ka transformuar mënyrën e organizimit të eventeve në rajon dhe ka pozicionuar Kosovën si vend ku muzika dhe publiku sinkronizohen fuqishëm.


Kësaj here po sjell emra të njohur, DJ ndërkombetar të cilët do të performojnë setet e tyre muzikore për publikun në Kosovë.

Më 16 gusht, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të zhvillohet  ngjarja që do të elektrizojë skenën e muzikës techno.

E për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike, është përgaditur skena, agjenda e artistëve, për të përjetuar ritmet dhe energjinë e papërshkrueshme që RAVE sjell.

Ngjarja do të zhvillohet në dy skena, I dhe II, ku DJ si Sven Väth, Adiel dhe Quest do sjellin frymën e skenave ndërkombtare, me atmosferën e vecantë që pritet të ndodh për të gjithë ata që preferojnë aventurat dhe kujtimet që krijohen gjatë ritmeve techno.

Rave travel ka publikuar tashmë Line-up’in e artistëve pjesëmarrës:

Programi:

Dita (16:00 - 23:59) - Open Air në Plato:

-Domenico Rosa

-Hamze

-Liburn

-Sven Väth

Nata (22:30 - 07:00) - Burnt Hall:

-Adiel

-Fernando Costantini

-Laurine

-Quest

Kjo ngjarje është më shumë se një festë –ndaj Rave fton të rinjtë dhe të apasionuarit pas muzikës për t'u bashkuar në një atmosferë magjepsëse.

Me një histori 15-vjeçare të suksesshme, RAVE vazhdon të sjellë risi dhe energji të freskët në skenën muzikore të Kosovës.

Mos e humbisni këtë event të jashtëzakonshëm!

Për më shumë informacione dhe për të siguruar biletat tuaja, vizitoni RAVE-TRAVEL.COM

Le të jemi pjesë e këtij udhëtimi muzikor që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.