LAJMI I FUNDIT:

Raundi i ri në bisedimet me Iranin

Raundi i ri në bisedimet me Iranin

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, zhvillon sot bisedime në Londër me kryenegociatorin iranian për energjinë bërthamore, Saeed Jalili. Solana, siç bën të ditur BBC, do të presë të shohë për tregues se iranianët janë të përgatitur të pezullojnë eksperimentet që kanë të bëjnë me pasurimin e uraniumit, sikurse kërkohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Rezultati i këtij takimi do të ndikojë në vendimin nëse SHBA-ja dhe aleatët evropianë do të kërkojnë, apo jo sanksione të mëtejshme ndaj Iranit. Me gjithë presionin nga Washingtoni dhe aleatët e tij evropianë, Rusia dhe Kina i kanë tërhequr këmbët zvarrë, për sa i takon përpjekjeve për sanksione ekonomike kundër Iranit.

Pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit; Rusia, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Kina pranuan bashkë me Gjermaninë që ta vinin në provë Teheranin. Ato pranuan që të prisnin vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, lidhur me një plan-veprimi të hartuar bashkë me iranianët.

Një raport i dytë pritet nga Shefi i Diplomacisë evropiane, Javier Solana pas takimit të tij me të ngarkuarin e posaçëm iranian. Nëse siç pritet, zoti Jalili nuk tregon asnjë shenjë nga ana e iranianëve për të pezulluar aktivitetet për pasurimin e uraniumit, atëherë kjo do të çojë në ripërtëritjen e nxitjes së sanksioneve të OKB-së.


Kjo do të fillojë gati menjëherë, me një takim të planifikuar të zyrtarëve të ministrive të jashtme të vendeve të përhershme në Këshillin e Sigurimit, takim i cili do të mbahet ditën e shtunë në Paris. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Serbia
Kalo në kategori